• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat izraelite vranë dy palestinezë në Nablus

Forcat izraelite vranë dy palestinezë në Nablus

Nablus, 7 korrik 2023 (MIA) - Dy të rinj palestinezë u vranë pasi forcat izraelite sulmuan qytetin e okupuar të Nablusit në Bregun Perëndimor, bëjnë të ditur zyrtarët.

Gjysmëhëna e kuqe palestineze tha të premten se ekipet e saj kishin "transferuar trupat e dy burrave nga Qyteti i vjetër i Nablusit". Edhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave palestineze, dy të rinjtë e vrarë janë Hamza Makbul dhe Kairi Shahin. Forcat izraelite rrethuan shtëpinë para se të hapnin zjarr ndaj personave.

Personat, sipas ushtrisë izraelite dyshohet se kanë qëlluar ndaj policisë këtë javë.

Incidenti ndodhi para më pak se dy ditë pasi ushtria izraelite sulmoi kampin e refugjatëve Xhenin, ku jetën e humbën 12 palestinezë, 140 u plagosën, ndërsa 30 prej tyre rëndë.

Sulmi i cili detyroi mijëra njerëz të largohen nga kampi i cili mbeti nën gërmadha, ka qenë ndër më të mëdhenjtë në Bregun Perëndimor në më shumë se 20 vjet.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR