Forcat izraelite sërish u bëjnë thirrje civilëve në Gazë që urgjentisht të largohen në jug
- Zëdhënësi i armatës izraelite Daniel Hagari dërgoi "lutje urgjente" deri te qytetarët e pjesës veriore të Gazës që "menjëherë" të largohen në jug.
- Post By Besnik Shuki
- 15:34, 28 tetor, 2023

Jerusalem, 28 tetor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i armatës izraelite Daniel Hagari dërgoi "lutje urgjente" deri te qytetarët e pjesës veriore të Gazës që "menjëherë" të largohen në jug.
Në publikimin në X, Hagari theksoi se do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre kur të përfundojnë "armiqësitë intensive".
Ai shtoi se Hamasi i "vë në rrezik" jetët e tyre, duke lënë armë në rajonet civile dhe se Izraeli nuk do t'i harrojë sulmet e grupit më 7 tetor. bsh/
Foto: X skrinshot