• e enjte, 09 janar 2025

Forcat e sigurisë pakistaneze kanë vrarë nëntë kryengritës në veriperëndim të vendit 

Forcat e sigurisë pakistaneze kanë vrarë nëntë kryengritës në veriperëndim të vendit 

 Peshavar, 24 tetor 2024 (MIA) - Forcat e sigurisë pakistaneze gjatë natës kanë vrarë nëntë kryengritës gjatë një këmbim të zjarrit në një ish-bastion të talebanëve pakistanezë në rajonin e paqëndrueshëm veriperëndimor në kufi me Afganistanin, njoftoi armata pakistaneze. 

 Ushtarët konfiskuan armë dhe municione nga strehimorja e kryengritësve pas këmbimit të zjarrit me armë në Bajur, rajon në provincën Hajber Patunkva. 

 Në njoftimin e ushtrisë nuk janë dhënë detaje për kryengritësit e vrarë, përfshirë edhe përkatësinë e tyre etnike, por operacione të tilla shpesh synojnë talebanët pakistanezë, të njohur si Terik-e-taliban Pakistan ose TTP. 

 Bajuri ishte baza e tyre derisa shumë u vranë ose u dëbuan gjatë disa operacioneve të mëparshme nga ana e forcave të sigurisë.

 TTP, si grup i veçantë, është aleat i ngushtë i talebanëve afganë, të cilët morën pushtetin në Afganistanin fqinj në vitin 2021. Ardhja e talebanëve në pushtet në Afganistan i ka inkurajuar talebanët pakistanezë, të cilët i forcuan sulmet ndaj forcave pakistaneze. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR