Forcat e armatosura ruse janë vendosur në listën globale të kriminelëve
- Kombet e Bashkuara kanë shtuar forcat e armatosura ruse në listën globale të kriminelëve për vrasjen e 136 fëmijëve në Ukrainë vitin e kaluar.

Nju-Jork, 22 qershor 2023 (MIA) - Kombet e Bashkuara kanë shtuar forcat e armatosura ruse në listën globale të kriminelëve për vrasjen e 136 fëmijëve në Ukrainë vitin e kaluar.
Sipas raportit të dorëzuar në Këshillin e Sigurimit të KB-së, forcat ruse dhe grupet aleate vitin e kaluar në Ukrainë kanë vrarë 136 fëmijë, gjymtuan 518 fëmijë dhe kanë kryer 480 sulme në shkolla dhe spitale.
Sipas raportit, 91 fëmijë janë përdorur si mburojë e gjallë. qa/