• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata izraelite bëri të ditur se së shpejti do t'i arrijë të gjitha qëllimet e ofensivës së saj në Rafah

Armata izraelite bëri të ditur se së shpejti do t'i arrijë të gjitha qëllimet e ofensivës së saj në Rafah

Jerusalem, 18 qershor 2024 (MIA) - Armata izraelite njoftoi se së shpejti do t'i arrijë të gjitha qëllimet e ofensivës së saj në qytetin Rafah në Rripin e Gazës. 

 Gjysma e njësive luftarake të lëvizjes islamike palestineze Hamas, e cila ka qeverisur në Rripin e Gazës para sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit jugor, është shkatërruar, thuhet në njoftimin e Forcave të Armatosura izraelite (IDF).

 Midis 60 për qind dhe 70 për qind e territorit të qytetit në enklavën jugore palestineze është tani nën "kontrollin operacional" të IDF-së.

 Armata izraelite beson se do të jenë të nevojshme edhe disa javë për ta kryer operacionin e vet ushtarak në qytet. Ofensiva izraelite në qytetin Rafah të kufirit me Egjiptin filloi në fillim të muajit maj. Forcat e Armatosura Izraelite deklaruan se qëllimi i tyre është t'i shkatërrojnë njësitë e fundit ushtarake të "Hamasit", njoftoi DPA. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR