• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar 17 dronë rusë

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar 17 dronë rusë

 Kiev, 15 shtator 2023 (MIA) - Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar një numër të madh të dronëve të lëshuar nga Rusia gjatë natës, kumtuan autoritetet ukrainase.

 Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan në Telegram se bga juglindja janë lëshuar gjithsej 17 dronë "Shahed" të prodhuar nga Irani dhe se të gjithë janë shkatërruar.

 Ukraina, siç sot njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, e çliroi fshatin Andrijivka në rajonin e Donjeckut, i cili ndodhet në jug të Bahmutit.

 Lajmin për çlirimin e fshatit dje e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Mbrojtjes Hana Maliar, por ushtria ukrainase shumë shpejt e mohoi këtë informacion.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR