• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fond der Lajen: Me vizitën në Ukrainë i japim mirënjohje rezistencës së popullit ukrainas

Fond der Lajen: Me vizitën në Ukrainë i japim mirënjohje rezistencës së popullit ukrainas

Bruksel, 24 shkurt 2024 (MIA) - Kjo vizitë në Kiev, në ditën kur shënohet dyvjetori i fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, është për të nderuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit trim ukrainas, deklaroi sot në mëngjes kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen pas mbërritjes në kryeqytetin ukrainas.

"Paradokohe kemi shpallur një mbështetje të madhe financiare për Ukrainën, por është gjithashtu shumë e rëndësishme të shprehim mbështetjen tonë morale. Dhe, kuptohet, ky udhëtim do të jetë një mundësi për të diskutuar të gjitha aspektet e mbështetjes sonë evropiane për Ukrainën", deklaroi Fon der Lajen para gazetarëve që udhëtonin me të, përfshirë edhe të agjencisë Belga, e cila është raportuese speciale nga Kievi për rrjetin ENR, pjesë e së cilës është edhe MIA.

Fon der Lajen gjatë qëndrimit të sotëm në Kiev, shoqërohet nga kryeministrat e Belgjikës, Aleksander De Kro, Italisë, Xhorxha Meloni dhe Kanadasë, Xhastin Trudo, të cilët, sipas paralajmërimit, do të takohen me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe me kryeministrin Denis Shmihal për të vendosur kurora me lule në Murin në kujtim të ushtarëve të vdekur ukrainas në konfliktin me Rusinë, për të vizituar aeroportin "Antonov" në Hostomel, ku do të kenë takim me pjesëtarët e Forcave të armatosura të Ukrainës që e mbrojnë ndërtesën, si si dhe për t'u takuar me një grup studentësh ukrainas.

Në vigjilje të dyvjetorit të fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, Fon der Lajen në deklaratën e përbashkët të kryetarin të Këshillit Evropian, Sharl Mihel dhe kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, porositën se BE-ja mbetet e përkushtuar në përcaktimin e saj për të mbështetur gjithmonë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit brenda kufijve të tij të njohur ndërkombëtarisht.

"Dy vjet dhunë, brutalitet, terror dhe shkatërrim. Nuk do ta harrojmë kurrë tronditjen fillestare të sulmit, tmerrin e ngjarjeve në Borodinka, Buça, Mariupol. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha krimet dhe vuajtjet e vazhdueshme që i janë shkaktuar në të gjithë vendin, Ukraina qëndron e vendosur. Populli heroik ukrainas demonstron forcë dhe vendosmëri në mbrojtjen e atdheut të tij dhe duke luftuar për lirinë e tyre dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane", thuhet në deklaratë, duke shtuar se agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës në fakt filloi 10 vjet më parë me aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit.

Ata theksojnë se në kushtet kur Ukraina përballet çdo ditë me sulme të vazhdueshme brutale dhe pa dallim nga agresori i saj, më shumë se kurrë, BE-ja mbetet e bashkuar dhe besnike ndaj premtimit të saj për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme.

Mishel, Fon der Lajen dhe Mecola theksojnë se BE-ja është e përkushtuar për arritjen e një paqeje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë bazuar në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare dhe se ajo mbështet të gjitha përpjekjet për të mbajtur një Samit global të paqes me sa më të gjerë. mbështetje të mundshme ndërkombëtare.

Sot, flamujt tanë do të valëviten krah për krah si simbol i solidaritetit, përkushtimit dhe vendosmërisë sonë, shtuan në deklaratën e përbashkët kryetarët e Këshillit të BE-së, Mishel, KE-së, Fon der Lajen dhe të Parlamentit Evropian, Mecola, me rastin e dy vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës. mb/

Foto: Iks/ENR-Belga

QËNDRONI TË LIDHUR