• e premte, 05 dhjetor 2025

Fon der Lajeni: Garancitë e forta për sigurinë e Ukrainës dhe Evropës janë çelësi për paqe

Fon der Lajeni: Garancitë e forta për sigurinë e Ukrainës dhe Evropës janë çelësi për paqe

 Bruksel, 16 gusht 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, sot deklaroi se garancitë e forta të sigurisë për Ukrainën dhe Evropën janë thelbësore për çdo zgjidhje paqeje që do t'i japë fund luftës.

"BE-ja po punon ngushtë me Zelenskin dhe me SHBA-në për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Garancitë e forta të sigurisë që do të mbrojnë interesat vitale të Ukrainës dhe Evropës janë me rëndësi thelbësore", ka shkruar fon der Lajeni në një postim në rrjetin social "Iks".

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR