• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajeni e pranoi dorëheqjen e komisares evropiane Maria Gabriel, mandatare për përbërjen e Qeverisë së re bullgare.

Fon der Lajeni e pranoi dorëheqjen e komisares evropiane Maria Gabriel, mandatare për përbërjen e Qeverisë së re bullgare.

Bruksel, 15 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, sot e pranoi dorëheqjen e komisares evropiane për Inovacione, Maria Gabriel, e cila sot nga presidenti bullgar e mori mandatin për formimin e qeverisë së re  në Bullgari.

"Dua ta falënderoj Marija Gabrielin për shërbimin e saj si komisare për Inovacione, Hulumtim, Kulturë, Arsim dhe Rini. Për tre vjet e gjysmë në këtë pozitë, ajo dha një kontribut të madh në avancimin e prioriteteve të Komisionit në këtë fushë", tha kryetarja e KE-së. 

Fon der Lajeni e falënderoi veçanërisht për implementimi e shkëlqyer të programit Horizont dhe lansimin e fuqishëm të inovacioneve dhe start-ap përmes Këshillit Evropian për Inovacione.

"Jam e bindur se përvoja e saj evropiane, në këtë dhe në Kolegjin e mëparshëm të Komisarëve, do të përdoret mirë për vendin e saj", deklaroi Fon der Lajeni. 

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev sot ia ndau mandatin për formimin e qeverisë  Maria Gabrielit e  propozuar nga GERB-SDS, publikoi portali "Sofija gloub". Ky koalicion, si grup më i madh i deputetëve, mori mundësi i pari të propozojë kandidat.

Ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov paraprakisht paralajmëroi se do ta propozojë Gabrielën për kryeministre, pasi asnjë parti nuk arriti të sigurojë një shumicë për formimin e  qeveris të qëndrueshme edhe pas pesë zgjedhjesh radhazi. 

Në ceremoninë e inaugurimit në Sofje, Gabrieli deklaroi se do të paraqisë "një qeveri profesionale, të bashkuar rreth prioriteteve të qarta". Ajo ka afat prej një jave  ta propozojë përbërjen e qeverisë ose nëse nuk ka sukses t'ia kthejë mandatin presidentit. ar/

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR