Fon der Lajen: Ukraina po lëvizë drejt fazës së ardhshme të procesit të inkuadrimit në BE
- Me rezultatet e shkëlqyeshme që i arriti në reforma dhe me punën e mundimshme, unë jam e bindur se Ukraina po lëvizë drejt fazës së ardhshme të procesit të inkuadrimit në BE, deklaroi sot në Kiev kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:37, 4 nëntor, 2023
Bruksel, 4 nëntor 2023 (MIA) - Me rezultatet e shkëlqyeshme që i arriti në reforma dhe me punën e mundimshme, unë jam e bindur se Ukraina po lëvizë drejt fazës së ardhshme të procesit të inkuadrimit në BE, deklaroi sot në Kiev kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski pas tkaimit të tyre, Fon der Lajen theksoi se Ukraina shënoi përparim të shkëlqyeshëm në rrugën drejt BE-së, për çka do të jemi dëshmitarë javën e arhdshme kur Komisioni evropian do ta kumtojë rpaortin e vet për zgjerimin.
Ajo theksoi se në të njejtën kohë Ukraina bëri hap të jashtëzakonshëm, përpara edhe në modernizimin e vendit, masa që u mbështetën me 83 miliardë euro ndihmë nga BE-ja, por nevojitet plotësisht edhe financim i parashikueshëm për realizim të qëllimeve të parashtruara, kështu që Eurokomisioni u propozoi vendeve anëtare të BE-së të sigurojnë plotësisht 50 miliardë euro për Kievin deri në vitin 20207.
Ajo përkujtoi se madje edhe në kushte të luftës, Ukraina vazhdoi ta furnizojë botën me ushqim, kështu që me rëndësi kyçe është të mundësohet funksionimi i rutave për eksport të prodhimeve ushqimore ukrainase.
Ajo theksoi se Rusia duhet të paguajë për dëmet që i ka shkaktuar dhe prandaj konsideron se normat e interesit nga mjetet e ngrira ruse në BE duhet të shfrytëzohen për ripërtëritje të Ukrainës, duke paralajmëruar se Komisioni evropian deri në fund të vitit do të propozijë zgjidhje që do ta mundësojnë atë.
Zelenski nga ana e tij theksoi se vizita e Fon der Lajenit vjen në moment shumë të rëndësishëm historik kur Ukraina pret vendim politik për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.
Ai vlerësoi se konflikti në Lindjen e Afërt e defokuson opinionin ndërkombëtar nga ngjarjet në Ukrainë, duke cekur se dobi më të madhe nga ai defokusim ka Rusia. Megjithatë, sipas tij, Ukraina nuk ka opsion tjetër përveç se të vazhdojë të luftojë për mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së vet.
Në pyetjen e gauetarëve për të komentuar lidhur me informatat e publikuara nga disa meidume se Kievi është nën presion nga Perëndimi të pranojë negociata me Rusinë, Zelenski deklaroi se nik e ka të qartë se kush dhe përse i përhapë ato dezinformata, duke cekur se ndaj Ukrainës askush nuk ushtron presion për të negociuar. Në përgjigje të kësaj pyetje, Fon der Lajen deklaroi se Ukraina është shtet sovran dhe vetë sjellë vendime për atë nëse do të negociojë. ab/
Foto: BE/DPA/ЕNR