• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Tranzicioni i Afrikës drejt energjisë së gjelbër do të hapë vende të punës dhe do ta ulë varfërinë

Fon der Lajen: Tranzicioni i Afrikës drejt energjisë së gjelbër do të hapë vende të punës dhe do ta ulë varfërinë

Bruksel, 5 shtator 2023 (MIA) - Prioritet i parë i Afrikës është ta zhvillojë ekonominë e vet dhe të nxjerrë sa më shumë njerëz nga varfëria, por edhe aktivitetet klimatike janë pjesë e zgjidhjes për shkak të potencialit shumë të madh për energji ripërtëritëse dhe hidrogjen të pastër, lëndët e para, natyra e jashtëzakonshme dhe buidiversiteti dhe fuqia e re e punës, porositi sot kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në fjalimin në hapjen e Samitit afrikan për klimën 2023 në kryeqytetin kenian, Nairobi.

"Mund të ndihmoni zhvillimin e sistemeve globale të energjisë dhe zinxhirëve të furnizimit, njëkohësit duke krijuar vende të mira pune këtu dhe mundësitë ekonomike që njerëzit tuaj kërkojnë me të drejtë. Kjo është një ofertë partneriteti në dobi të Afrikës dhe botës. Përfitimet e zgjerimit të sektorit të energjisë së pastër të Afrikës do të ishin të mëdha. Me përshpejtimkin e tranzicionit drejt asaj solare dhe me erë, vendet e punës në sektorin e energjisë të Afrikës mund të dyfishohen brenda pak vitesh dhe Afrika mund të prodhojë mjaftueshëm energji të pastër jo vetëm për të furnizuar kontinentin tuaj, por edhe për të eksportuar jashtë vendit. Aktivitetet klimatike mund të jenë një nga shtytësit kryesorë të rritjes së Afrikës", theksoi  Fon der Lejen.

Sipas saj, Afrikës i nevojiten investime të mëdha, ndërsa Evropa dëshiron të jetë partnere e saj në sigurimin e mjeteve dhe për atë qëllim 150 miliarëd euro në plan investues të BE-së të quajtur "Porta globale" janë dedikuar për vendet afrikane.

Ajo theksoi se debati në Samit duhet të kahëzohet drejt tërheqjes së investimeve private në Afrikë, drejt çmimeve të karbonit dhe drejt vendosjes së qëllimeve globale për tranzicion energjetik.

Sipas saj, që të përshçejtohet tranzicioni energjetik global dhe të kufizohet ngrohja globale në 1,5 graadë Celsius, nevojitet rritje e trefishtë e kapacitetetit për energji ripërtëritëse dhe dyfishim të efikasitetit energjetik deri në vitin 2030.

Në margjina të Samitit, Fon der Lajen u takua me presidentin kenian, Uilliam Ruto ku u dakordua Strategjia për hidrogjen të gjelbër të Kenisë dhe Udhërrëfyesi për zbatimin e saj, mbështetur nga strategjia investuese evropiane "Porta globale".

Siç kumtoi Komisioni evropian, Udhërrëfyesi, i përpunuar nga ekspertë nga Kenia dhe BE-ja, i vendosë ambiciet keniane për zhvillim të industrisë së vet të gjelbër të hidrogjenit deri në vitin 2032 dhe fokusohet në zhvillim dhe rritje të tregut vendor, në eksport dhe në realizim të qëllimeve specifike lidhur me uljen e emetimeve të gazrave të dëmshme, hapjen e vendeve tër eja të punës dhe tërheqjen e investimeve të drejtpërdrejta të huaja.

Fon der Lajen pas takimit me Ruto porositi se Kenia është aleate kyçe e BE-së në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Në Samitin afrikan për klimën 2023, bashkëorganizues të të cilit janë Kenia dhe Komision i i Unionit afrikan, morën pjesë shumë shefa të shteteve dhe qeverive dhe përfaqësues të institucioneve multilaterale, shoqërisë civile, sektorit privat dhe organizatave rinore, mes të cilave krahas Fon der Lajen dhe sekretarit të përgjithsëm të KB-së, Antonio Guteresh, kryesuesi i Konferencës për ndryshime klimatike në Dubai (KOP28)m Sulltan Ahmed al Xhaber dhe kryetari i Komisionit të Unionit afrikan, Musa Fakiu Mahamat.

Qëllimi i Samitit është të bisedohet për mënyrat se si vendet afrikane të përballen me sfidat që i vendosin ndryshimet klimatike dhe të përgatiten për KOP28 të ardhshëm, që do të mbahet në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit në Dubai. ab/

Foto: Skrinshot/Iks

QËNDRONI TË LIDHUR