• e hënë, 08 korrik 2024

Fon der Lajen: Ta bëjmë Evropën lidere në teknologjitë digjitale

Fon der Lajen: Ta bëjmë Evropën lidere në teknologjitë digjitale

Bruksel, 7 korrik 2023 (MIA) - Dëshirojmë ta bëjmë EVropën lidere në hulumtimin global, dizajn, testim dhe prodhim të gjysmëpërçuesve dhe në atë kontekst hapim kapitull të ri me miratimin e Ligjit për çipa, i cili formalisht do të hyjë në fuqi në vjeshtë, deklaroi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, gjatë vizitës në kompaninë belge për prodhim të teknoogjive nanoelektronike dhe digjitale IMEC.

"Ligji për çipa tashmë gjeneron momentun të jashtëzakonshëm. Pasi që e propozuam Ligjin evropian për çipa në shkurt të vitit të kaluar, janë paralajmëruar mbi 90 miliardë euro investime industriale në Evropë. Për shembull, 12 miliardë euro për instalacion për paketim dhe testim të gjysmëpërçuesve në Poloni dje 30 miliardë euro për dy fabrika në Magdeburg në Gjermani. Por, shohim investime edhe në Dablin, Katanjë, Grenobël dhe Drezden", theksoi Fon der Lajen.

Sipas saj, siç lajmëroi raportuesi i posaçëm i MIA-s nga Brukseli, me këtë ligj do të sigurohen mundësi konrete për financim të ndërtimit të kapaciteteve për prodhim, hulumtim dhe zhvillim të teknologjive digjitale, si dhe krijim të rrjetit solid për bashkëpunim në mbarë vendet e Unionit.

Fon der Lajen potencoi se zhvillimi i këtyre teknologjive nuk është vetëm i domosdoshëm për implementim të tranzicionit të gjelbër dhe digjital në BE dhe për rritje të ekonomive evropiane, por ai ka edhe kontekst plotësues gjeopolitik.

Mu për atë shkak, sipas saj, Ligji për çipa do t'i ndryshojë rregullat e lojës dhe do të kontribuojë për rritje të sigurisë ekonomike evropiane.

Foto: MIA skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR