Fon der Lajen: Srebrenica në mesin e kapitujve më të errët në memorien kolektive të Evropës
- Disa ngjarje historike hedhin një hije që trashëgohet gjenerat pas gjenerate - gjenocidi në Srebrenicë është njëra prej tyre, që është ndër kapitujt më të errët në memorien kolektive të Evropës, theksoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me rastin e 30 vjetorit të masakrës në Srebrenicë.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:33, 11 korrik, 2025
Bruksel, 11 korrik 2025 (MIA) - Disa ngjarje historike hedhin një hije që trashëgohet gjeneratë pas gjenerate - gjenocidi në Srebrenicë është njëra prej tyre, që është ndër kapitujt më të errët në memorien kolektive të Evropës, theksoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me rastin e 30 vjetorit të masakrës në Srebrenicë.
"Kanë kaluar 30 vjet nga këto krime. Sot, dëshiroj t'u jap nderime më shumë se 8.300 djemve dhe burrave boshnjak të cilët u vranë dhe atyre që ende konsiderohen të zhdukur. Pasi disa nga viktimat e fundit të Srebrenicës u varrosën me dinjitet, i jap nderim edhe nënave, grave dhe vajzave që vazhdojnë të vuajnë, duke mbajtur peshën e humbjes gjatë këtyre tre dekadave",thuhet në deklaratën me shkrim të Fon der Lajenit.
Sipas saj, detyra e gjeneratave të sotme është që ta kujtojnë dhe ta ruajnë të vërtetën për Srebrenicën, në mënyrë që brezat e ardhshëm të dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur.
"Ata duhet të dinë se në verën e vitit 1995, viktimat u vranë sistematikisht dhe u varrosën në varreza masive në kuadër të "zonës së sigurt" të Srebrenicës, e caktuar nga KB-ja. Qytet për të cilin besonin se do t'i mbronte ata nga lufta brutale që shkatërronte Bosnjë e Hercegovinën. Bashkimi Evropian asnjëherë nuk do ta harrojë atë që ndodhi në këtë qytet. Ne e pranojmë të kaluarën tonë dhe e pranojmë përgjegjësinë tonë për atë që nuk arritëm ta parandalojmë gjenocidin",shtoi Fon der Lajen.
Ajo thekson se BE-ja kurrë nuk do të lejojë ndryshimin e historisë dhe me forcë e hedhë poshtë dhe e dënon çdo mohim, shtrembërim apo minimizim të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
"Liderët politikanë kanë përgjegjësi të madhe në këtë drejtim, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ata duhet të jenë shembuj në njohjen e fakteve të përcaktuara dhe të japin sinqerisht nderim për viktimat dhe duhet të punojë drejt pajtimit duke u përballur me rrënjët e urrejtjes që çuan në këto krime. Kjo është rruga e vetme për një të ardhme më të ndritur dhe të begatë për gjeneratat e ardhshme", theksoi kryetarja e Komisionit Evropian.
Ai shtoi se, njëkohësisht, dëshiron të dërgojë mesazh për popullin e Bosnje e Hercegovinës që Bashkimi Evropian është me ta.
"Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur vendin tuaj në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Liderët tuaj politikë duhet të bëjnë pjesën e tyre, që vendi juaj të mund të gjejë vendin e tij në zemrën e Unionit tonë, ku i përket", thekson Fon der Lajen në mesazhin e saj. qa/
Foto: Komisioni Evropian