• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fon der Lajen: Rusia duhet të përgjigjet për krimet që i ka bërë në Ukrainë

Fon der Lajen: Rusia duhet të përgjigjet për krimet që i ka bërë në Ukrainë

Kiev, 24 shkurt 2025 (MIA) - Përkushtimi i BE-së ndaj Ukrainës është dhe do të mbetet i palëkundur, pasi nuk vihet në pyetje vetëm e drejta e Ukrainës për të ekzistuar si komb i lirë, por edhe ardhmëria e kontinentit tonë evropian, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin në seancën e përbashkët të Kolexhit të komisarëve dhe Qeverisë ukrainase.

"Porosia e jonë është shumë e qartë. Ne mbështesim të gjitha përpjekjet diplomatike që ju përfshijnë. Ne përkrahim negociatat që çojnë në paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Dhe ne do të mbështesim marrëveshje paqesore që i merr parasysh interesat tuaja", u tha Fon der Lajen përfaqësuesve ukrainas.

Ajo shtoi se në të njëjtën kohë, po aq i vendosur mbetet edhe pozicioni i BE-së ndaj Moskës dhe presioni ndaj Rusisë dhe makinerisë së saj ushtarake do të vazhdojë të përforcohet.

"Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e shumta që ka kryer. Nuk do ta harrojmë Buçan, nuk do ta harrojmë kurrë Mariupolin dhe shumë krime të tjera. Ukraina mund të mbështetet tek ne. Dhe sot ju keni Kolegjin tim këtu në Kiev me ju. Do të diskutojmë të gjitha hapat që po ndërmarrim për të formuar të ardhmen tonë të përbashkët", tha Fon der Lajen.

Sipas saj, nuk mund të ketë paqe të përhershme pa drejtësi dhe për këtë shkak është me rëndësi të arrihet përparim vendosës në formimin e një Tribunali special për veprën penale pushtim kundër Ukrainës, para të cilit do të përgjigjet Rusia. bsh/

Foto: EBS

QËNDRONI TË LIDHUR