• e hënë, 19 janar 2026

Fon der Lajen: Qëndrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për sovranitetin e Grenlandës dhe Danimarkës

Fon der Lajen: Qëndrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për sovranitetin e Grenlandës dhe Danimarkës

Strasburg, 19 janar 2026 (MIA) -Evropa qëndron e bashkuar fort në përkushtimin e saj për të mbështetur sovranitetin e Grenlandës dhe të Mbretërisë së Danimarkës, porositi mbrëmë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në një publikim në Iks. 

Publikimi i Fon der Lajen pasoi pas bisedimeve të saj me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, presidentin francez Emanuel Makron, kryeministrin britanik Kir Starmer, kancelarin gjerman Fridrih Merc dhe kryeministren italiane Xhorxhia Meloni.

"Ne do t’i mbrojmë gjithmonë interesat tona strategjike ekonomike dhe të sigurisë. Do të përballemi me këto sfida për solidaritetin tonë evropian me qëndrueshmëri dhe vendosmëri", shton Fon der Lajen në Iks. 

Publikimi i Fon der Lajen pason pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Tramp se nga 1 shkurti SHBA-ja do të vendosë tarifa prej 10 për qind për Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Danimarkën, Norvegjinë, inlandën, Francën, Holandën dhe Suedinë, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj qëllimit të tij për të marrë Grenlandën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR