• e enjte, 04 dhjetor 2025

Fon der Lajen premtoi dy miliardë euro për dronë për Ukrainën

Fon der Lajen premtoi dy miliardë euro për dronë për Ukrainën

Bruksel, 30 shtator 2025 (MIA) - BE-ja do të ndajë dy miliardë euro për dërgesën e dronëve në Ukrainë, publikoi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Njoftimi paraqet hapin më korrekt të BE-së deri tani për rritjen e kapacitetit të Ukrainës për luftë me dronë.

Fon der Lajen në një bisedë me gazetarët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, tha se kjo do t'i mundësojë Ukrainës të zgjerohet dhe ta shfrytëzojë kapacitetin e saj të plotë, ndërsa BE-ja të ketë interes nga kjo teknologji, publikoi Politiko.

Rute dhe Fon der Lajen sot bisedojnë për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë në Kolexhin e komisarëve në Bruksel.

Kryetarja e Komisionit Evropian, gjithashtu, dëshiron të fillojë debat në lidhje me atë si të financohet mbështetja afatgjate për Ukrainën.

Ajo përshkroi një plan për një "kredi dëmshpërblimi" bazuar në asetet ruse të ngrira në BE, shkruan Politiko. Kredia, tha ajo, do të disbursohej me këste në kushte të caktuara, me një pjesë të saj të destinuar për prokurimin ushtarak nga industria evropiane.

Komentet e saj i bëjnë jehonë atyre të kancelarit gjerman Fridrih Merc në një kolumnë për "Fajnenshëll Tajms" javën e kaluar.

Çelësi, theksoi Fon der Lajen, është "të mos ketë sekuestrim të mjeteve" - Ukraina do ta kthejë kredinë vetëm nëse Rusia paguan dëmshpërblime sipas marrëveshjes së ardhshme pas luftës.

Rute e mbështeti nismën e BE-së për të ashtuquajturën "muri i dronëve" sipas gjatësisë së kufirit lindor të BE-së. Ai tha se nisma është "në kohë dhe e domosdoshme".

"Nuk mund të shpenzojmë miliona euro ose dollarë për raketa për shkatërrimin e dronëve që kushtojnë vetëm disa mijëra dollarë", tha Rute.

Këshilli evropian - liderët e vendeve anëtare të BE-së do të bisedojnë për planet e mbrojtjes dhe përgatitjet për "Udhërrëfyesin e përbashkët për gatishmëri të NATO-s dhe BE-së 2030", në takimin joformal në Kopenhagë nesër. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR