• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen porositi mbështetësit e Ukrainës në Davos që të "forcojnë rezistencën e tyre"

Fon der Lajen porositi mbështetësit e Ukrainës në Davos që të

Bruksel, 16 janar 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen porositi mbështetësit e Ukrainës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos që të "forcojnë rezistencën e tyre" ndaj pushtimit rus.

Duke bërë thirrje për më shumë armë dhe mbështetje financiare për Ukrainën, Fon der Lajen, në fjalimin në takimin vjetor të Forumit ekonomik botërir (FEB), u bëri thirrje mbështetësve të Ukrainës që të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Fon der Lajen tha se Ukraina ka nevojë për "financim të parashikueshëm gjatë vitit 2024 dhe më gjerë". 

Në fjalimin e tij në forumin global në qendrën dimërore zvicerane Davos, Fon der Lajen tha se Ukraina "mund ta fitojë këtë luftë", duke përmendur në këtë kontekst fitoret e Kievit në operacionet për çlirim.

Në Davos mbërriti edhe presideni ukrainas Volodimir Zelenski, i cili duhet të mbajë fjalim para liderëve botërorë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR