• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen paralajmëroi propozime konkrete për ndërprerjen e rritjes së çmimeve të energjensave

Fon der Lajen paralajmëroi propozime konkrete për ndërprerjen e rritjes së çmimeve të energjensave
Pragë, 7 tetor 2022 (MIA) - Komisioni Evropian brenda pak javësh do të publikojë propozime konkrete për të ndaluar rritjen e çmimeve të energjensave, njoftoi kryetarja Ursula fon der Lajen pas përfundimit të samitit joformal të Bashkimit Evropian në Pragë, raportojnë një pjesë e mediave botërore. Pas takimit të parë të Bashkësisë Politike Evropian në Pragë, ku morën pjesë liderë të 44 vendeve evropiane, sot në një samit joformal kanë mbetur vetëm krerët e shteteve apo qeverive nga Bashkimi Evropian. Temat kryesore ishin lufta ruse kundër Ukrainës dhe si të ndalohet rritja e çmimeve të energjensave. Sa i përket krizës energjetike, ka një mbështetje në rritje nga anëtarët për të siguruar furnizimin e përbashkët të gazit me qëllim uljen e çmimeve dhe fillimin e bisedimeve për një model të ri të formimit të çmimit të energjisë elektrike, në një mënyrë për ta ndarë atë nga çmimet e gazit, i cili aktualisht dikton çmimet e energjisë elektrike. "Ka një mbështetje në rritje për të organizuar një furnizim të përbashkët të gazit", tha kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Kryeministri i Çekisë, Petër Fijala, informoi se liderët kanë diskutuar për propozimin për ndarjen e çmimit të gazit nga çmimi i energjisë elektrike. Fon der Lajen theksoi se për këtë do të ketë propozime specifike në fillim të vitit të ardhshëm, sepse është një çështje vërtet komplekse e ndërhyrjes në tregun energjetik. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR