• e premte, 05 dhjetor 2025

Fon der Lajen paralajmëroi propozim për suspendim të pjsërishëm të Marrëveshjes për asociim mes BE-së dhe Izraelit

Fon der Lajen paralajmëroi propozim për suspendim të pjsërishëm të Marrëveshjes për asociim mes BE-së dhe Izraelit

Strasburg, 10 shtator 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në fjalimin vjetor para eurodeputetëve, i njohur si "Gjendja e Bashkimit Evropian", paralajmëroi masa shtesë kundër Izraelit si përgjigje ndaj ngjarjeve në Gazë, përfshirë edhe suspendimin e pjesërishëm të Marrëveshjes për asociim.

"Ajo që po ndodhë në Gazë e tronditi vetëdijen e botës. Njerëz të vrarë derisa luten për ushqim. Nëna të cilat mbajnë foshnja pa jetë. Këto pamje janë thjeshtë katastrofike. Prandaj dëshiroj të filloj me një porosi shumë të qartë. Uria e shkaktuar nga njeriu asnjëherë nuk mund të përdoret si armë. Për të mirën e fëmijëve, për të mirën e njerëzimit kjo duhet të ndalojë", tha Fon der Lajen.

Krahas ndihmës së drejtpërdrejtë për banorët e Gazës, sipas Fon der Lajen, Evropa duhet të bëjë më shumë dhe prandaj Komisioni evropian do të propozojë masa shtesë kundër Izraelit edhe përkundër mosekzistimit të konsensusit mes vendeve anëtare.

"Komisioni do të bëjë gjithçka që mundet vetë. Do ta ngrijmë mbështetjen tonë bilaterale për Izraelin. Do t'i ndalim të gjitha pagesat, pa ndikuar kjo në punën tonë me shoqërinë civile izraelite apo (Qendrën memeoriale të Holokaustit) Jad Vashem. Do të propozojmë sanksione për ministrat ekstremistë dhe për kolonët e dhunshëm. Gjithashtu, do të propozojmë suspendim të pjesërishëm të Marrëveshjes për asociim për çështje lidhur me tregtinë", paralajmëroi Fon der Lajen.

Ajo theksoi se është e vetëdijshme se këto propozime për dikë do të jenë të tepërta, për dikë të pakta, por Parlamenti, Këshilli i BE-së dhe Komisioni do të duhet t'i ndërmarrin prëgjegjësitë e veta në mënyrë që të sigurohet shumcia për mbështetje të propozimeve.

"Me të vërtetë ndjej dhimbje kur i them këto fjalë dhe e di se për shumë qytetarë, pamundësia e Evropës për t'u harmonizuar për rrugë të përbashkët përpara është njejtë e dhimbshme. Ata pyesin akoma sa duhet të përkeqësohen gjërat para se të ketë unitet në përgjigje. Ajo qëpo ndodhë në Gazë është e papranueshme dhe për arsyen se Evropa duhet të jetë lidere - njejtë siç ka bërë deri më tani", shtoi Fon der Lajen.

Ajo paralajmëroi edhe formim të "Grupit të donatorëve për Palestinën" muajin e ardhshëm, përfshirë edhe instrument dedikues për ripërtëritje të Gazës.

"Jemi dëshmitarë të ngulfatjes financiare të Administratës apelstineze. Të aktiviteteve dhe deklaratave të ministrave më ekstremë në Qeverinë izraelite të cilët nxisin dhunë. E tërë kjo tregon për tentim të qartë për minim të zgjidhjes me dy shtete dhe vizionit për shtet të qëndrueshëm palestinez. Nuk guxojmë të lejojmë kjo të ndodhë", shtoi Fon der Lajen. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR