• e enjte, 04 dhjetor 2025

Fon der Lajen paralajmëroi pakon e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë pas sulmit të mbrëmshëm ndaj Kievit

Fon der Lajen paralajmëroi pakon e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë pas sulmit të mbrëmshëm ndaj Kievit

Bruksel, 28 gusht 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajne, sot njoftoi për sanksione të reja kundër Rusisë pas sulmit me raketa dhe dronë të natës së kaluar në Kiev,, në të cilën ishte dëmtuar selia e Delegacionit të BE-s në kryeqytetin ukrainas. 

“Sulmi i mbrëmshëm tregon se Kremlini nuk do të ndalet para asgjëje për ta terrorizuar Ukrainën, duke vrarë pa dallim civilë – burra, gra dhe fëmijë, madje duke goditur edhe Bashkimin Evropian”, tha fon der Lajen në një deklaratë për media.

Ajo shtoi se dy raketa kanë rënë në një distancë prej 50 metra nga ndërtesa e Delegacionit të BE-së në afat prej 20 sekondave dhe se askush nga personeli nuk është lënduar. 

Ajo njoftoi se BE-ja do të vazhdojë të kryej presion maksimal ndaj Rusisë. 

Ajo njoftoi se nesër do të fillojë turneun shumëditorë në shtatë vende-anëtare "të cilat i forcojnë dhe i mbrojnë kufinjtë tanë të jashtëm me Rusinë dhe Bjellorusinë". 

Ajo së pari do ta vizitojë Letoninë, pastaj Finlandën, Estoninë, Poloninë, Lituaninë, Bullgarinë dhe Rumaninë.

Në sulmet e mbrëmshme ruse ndaj Kievit janë vrarë 14 persona, ndërsa rreth 50 janë lënduar. Për Fon der Lajenin ky ishte sulmi më vdekjeprurës me drone dhe raketa ndaj kryeqytetit ukrainas që nga korriku. qa/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR