• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fon der Lajen para Radës supreme: Lufta e ukrainasve për liri na e tregoi rëndësinë e vërtetë të Evropës

Fon der Lajen para Radës supreme: Lufta e ukrainasve për liri na e tregoi rëndësinë e vërtetë të Evropës

Bruksel, 4 nëntor 2023 (MIA) - Më paraqet nder që mund të flas në Shtëpinë e demokracisë ukrainase, përplot me emocione, me admirim për guximin tuaj dhe qëndrueshmëri, me pikëllim për të gjitha vuajtjet që Rusia ia shkaktoi vendit tuaj të dashur dhe me respekt për tërë punën e jashtëzakonshme ligjvënëse që kjo Shtëpi e zbatoi derisa po zhvilloni luftë për mbijetesë, deklaroi sot kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon Der Lajen në fjalimin para anëtarëve të Radës supreme ukrainase.

Ajo potencoi se në kushte kur të gjithë ukrainasit e kundërshtojnë brutalitetin rus, pjesës tjetër të Evropës i mbetet vetëm një gjë, e ajo është të qëndrojë krah Ukrainës aq gjatë sa nevojitet.

Kryetarja e KE-së theksoi se ukrainasit nuk duhet të mësojnë si të jenë evropianë, sepse prej fillimit të luftës dëshmuan se janë të tillë duke e treguar fuqinë e demokracisë, gjenialitetit dhe vlerave evropiane.

Sipas saj, nevojat financiare të Ukrainës janë të mëdha, por i tillë është edhe potenciali ekonomik i vendit, kështu që Evropa dëshiron të investojë në të duke e prezantuar planin për mbështetje prej 50 miliardë eurove për ekonominë ukrainase, ndërsa plotësisht punon edhe në shfrytëzimin e të ardhurave nga mjetet e ngrira ruse për mbështetje të ripërtëritjes dhe rikonstruimit të Ukrainës.

Sipas saj, në tërë këtë peirudhë prej fillimit të agresionit rus ukrainasit mësuan se mund të llogarisin në bashkëqytetarët e tyre evropianë.

Kryetarja e KE-së, e shoqëruar nga bashkëshortja e presidentit ukrainas Volodimir Zelenskim, Olena Zelenska mori pjeës edhe në ceremoninë për dhurimin e 371 autobusëve nga BE-ja për Ukrainën, dedikuar për transport të nxënësve ukrainas drejt shkollave, ndërs apati takim edhe me kryeministrin ukrainas, Denis Shmihal. ab/

Foto: BE

QËNDRONI TË LIDHUR