• e diel, 29 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Nuk ka "shtigje të shkurtuara" për anëtarësim, principi i meritave mbetet kushti kryesor

Fon der Lajen: Nuk ka

Granada, 6 tetor 2023 (MIA) - Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet dhe është një forcë shtytëse për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të qytetarëve evropianë, për të reduktuar dallimet midis vendeve dhe duhet të inkurajojë vlerat mbi të cilat u themelua Unioni, thuhet në Deklaratën përmbyllëse miratuar në Samitin e sotëm joformal në qytetin spanjoll të Granadës.

Siç njoftoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në konferencën pas Samit, liderët e Samitit rikonfirmuan angazhimin për zgjerimin, por edhe konfirmuan qëndrimin se ai proces do të zhvillohet sipas parimit të meritës.

"Nuk do të ketë "shtigje të shkurtuara", nuk ka automatizëm për anëtarësim në BE. Kjo duhet të jetë e bazuar në merita. Kur flasim për meritat, kjo nuk do të thotë se vetëm vendet kandidate duhet t'i përmbushin detyrimet e tyre, por edhe ne duhet ta kryejmë obligimet tona vendore për të qenë të gatshëm, derisa vendet kandidate të jenë gati për anëtarësim, ne të mund t'i pranojmë", deklaroi Fon der Lajen. 

Sipas saj, procesi i anëtarësimit do të bazohet vetëm në meritat individuale dhe pajtueshmërinë me kriteret e Kopenhagës.

Fon der Lajen njoftoi se në fillim të nëntorit Komisioni Evropian do ta publikojë raportin për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim, i cili do të shqyrtohet në Samitin e BE-së në dhjetorë. 

Edhe pse Deklarata përmbyllëse nuk e përmend vitin 2030-të si datë për pranimin e anëtarëve të rinj, sipas Kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, ajo mbetet si qëllim për zgjerim, por edhe vendet kandidate për anëtarësim duhet të tregojnë progres të qartë në zbatimin e reformave.

Ai theksoi se procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet, pasi vendet kandidate, para se gjithash ato nga Ballkani Perëndimor, shumë kohë të gjatë presin për anëtarësim. 

Në pjesën e zgjerimit të ardhshëm në Deklaratën e Granadës thuhet se duke parë përpara në perspektivën e një Unioni të mëtejshëm të zgjeruar, edhe BE-ja edhe vendet e ardhshme anëtare duhet të jetë të gatshme për anëtarësim. qa/ab/

Foto: Skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR