Fon der Lajen - Netanjahut: Diplomacia është zgjidhja më e mirë për konfliktin me Iranin
- Kryetarja e Komisionit evropian (KE), Ursulla fon der Lajen, deklaroi se dje në bisedë telefonike i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu se diplomacia është zgjidhja me mirë afatgjate për konfliktin me Iranin.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:44, 16 qershor, 2025
Kananaskis, 16 qershor 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit evropian (KE), Ursulla fon der Lajen, deklaroi se dje në bisedë telefonike i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu se diplomacia është zgjidhja me mirë afatgjate për konfliktin me Iranin.
Megjithatë, kryetarja e KE-së nuk bëri thirrje për ndërprerje urgjente të zjarrit, duke thënë se "Irani me siguri nuk duhet të ketë armë bërthamore".
"Por, gjithsesi mendoj se zgjidhja përmes biseidmeve, në afat të gjatë, është zgjidhja më e mirë", shtoi Fon der Lajen në ditën e parë të samitit në Kanada të grupit të ekonomive të avanciara, ku bëjnë pjesë SHBA-ja, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Kanadaja, i dhe BE-ja.
Ursulla fon der Lajen deklaroi se Netanjahu ka premtuar se do të bëjë më shumë për të lejuar ndihmat në Gazën e shkatërruar nga lufta.
"Insistova se ndihma humanitare që nuk po arrin në Rripin e Gazës duhet të hyjë në atë territor. Ai (Netanjahu) ppremtoi se do ta bëjë atë", deklaroi sjo para gazetarëve në Kananaskis, Kanada perëndimore, ku po mbahet samiti i G7-shit. ab/
Foto: МIА arkivi