• e premte, 22 nëntor 2024

Fon der Lajen: Në procesin aderues dhe negociatat ka hapa të qartë për qeverisjen e të drejtës dhe luftën kundër korrupsionit

Fon der Lajen: Në procesin aderues dhe negociatat ka hapa të qartë për qeverisjen e të drejtës dhe luftën kundër korrupsionit
Shkup, 26 tetor 2022 (MIA) - Maqedonia e Veriut, si dhe vendet tjera, do të kalojë nëpër këto reforma, do të jetë më e fuqishme. Tashmë keni bërë shumë, intensivisht keni punuar dhe rekomandoj të shikohet Raportin që është publikuar, por sigurisht që ka ende shumë për të bërë, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me luftën me krimin dhe korrupsionin në vend. Pas konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Fon der Lajen porositi se çdo vend që ka hyrë në BE ka kaluar nëpër këto procese dhe i ka zbatuar ato reforma. "Kemi Raport për qeverisjen e të drejtës në kuadër të BE-së që vazhdimisht të forcohen për të forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar, që luftojnë korrupsionin dhe që merren me sundimin e ligjit", theksoi Fon der Lajen. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR