Fon der Lajen në Paris: Forcimi i Ukrainës është pika fillestare, Evropës i nevojitet plan afatgjatë
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e cila merr pjesë në samitin e "Koalicionit të të përgatiturve" në Paris, deklaroi se BE-ja po punon në forcimin e sigurimit të Ukrainës, por edhe Evropës në përgjithësi.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:34, 27 mars, 2025

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e cila merr pjesë në samitin e "Koalicionit të të përgatiturve" në Paris, deklaroi se BE-ja po punon në forcimin e sigurimit të Ukrainës, por edhe Evropës në përgjithësi.
"Forcimi i Ukrainës që të mund të mbrohet është pika fillestare. Na nevojitet plan i përbashkët dhe afatgjatë", ka shkruar ajo në "X".
Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot organizon edhe një samit të "Koalicionit të të përgatiturve" për paqe dhe siguri për Ukrainën pas një sërë takimesh të mbajtura në Paris dhe Londër javët e fundit që synojnë vendosjen e garancive të sigurisë për Kievin si pjesë e një marrëveshje të mundshme paqësore në të ardhmen me Rusinë, që po përpiqen ta arrijnë SHBA-ja e udhëhequr nga Donald Trampi. qa/