• e premte, 05 dhjetor 2025

Fon der Lajen në konferencën "Zgjidhni Evropën e shkencës" në Sorbonë

Fon der Lajen në konferencën

Bruksel, 5 maj 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen sot së bashku me presidentin francez Emanuel Makron do të marrin pjesë në "Zgjidhni Evropën e shkencës", që do të mbahet në Universitetin Sorbonë në Paris.

Siç kumtoi Komisioni Evropian, Fon der Lajen do të mbajë fjalim në konferencë me ç'rast do ta theksojë përkushtimin e BE-së drejt ndërtimit të Evropës si qendër për shkencë, liri akademike dhe progres hulumtues dhe do t'u bëjë thirrje shkencëtarëve dhe hulumtuesve ta "Zgjedhin Evropën".

Përveç Fon der Lajen, në konferencën shkencore të Sorbonës do të marrin pjesë edhe nënkryetarët ekzekutiv të Komisionit Evropian, Stefan Sezhurne dhe Roksana Minzatu dhe eurokomisarja për startape, hulumtime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR