Fon Der Lajen mirëpriti marrëveshjen për Gazën
- Mirëpres njoftimin për marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve në Gaza, në bazë të planit që e propozoi presidenti amerikan Donald Tramp, shënoi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në X.
- Post By Sara Ademi
- 10:14, 9 tetor, 2025
Bruksel, 9 tetor 2025 (MIA) - Mirëpres njoftimin për marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve në Gaza, në bazë të planit që e propozoi presidenti amerikan Donald Tramp, shënoi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në X.
Ajo mirëpriti punën diplomatike të SHBA-së, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë në arritjen e këtij përparimi dhe shtoi se është e inkurajuar nga mbështetja e Qeverisë së Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.
"Tani, të gjitha palët duhet të respektojnë plotësisht kushtet e marrëveshjes. Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i qëndrueshëm. Vuajtjet duhet të marrin fund", theksoi ajo.
Fon Der Lajen shtoi se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë dorëzimin e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gaza.
"Dhe kur të vijë koha, ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë në rimëkëmbje dhe rindërtim. Mundësia e sotme duhet të shfrytëzohet. Është një mundësi për të krijuar një rrugë të besueshme politike drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Një rrugë e bazuar fort në një zgjidhje me dy shtete", shkroi kryetarja e Komisionit Evropian. sa/