Fon der Lajen merr pjesë në Konferencën e KB-së për oqeanet në Nicë
- – Një delegacion i Komisionit Evropian, i kryesuar nga kryetarja e tij Ursula fon der Lajen sot do të marrë pjesë në Konferencën e KB-së për oqeanet, që po mbahet në qytetin francez Nicë.
- Post By Fitore Curri
- 08:39, 9 qershor, 2025
Bruksel, 9 qershor 2025 (MIA) – Një delegacion i Komisionit Evropian, i kryesuar nga kryetarja e tij Ursula fon der Lajen sot do të marrë pjesë në Konferencën e KB-së për oqeanet, që po mbahet në qytetin francez Nicë.
Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në përbërje të delegacionit të Komisionit Evropian që do të marrë pjesë në Konferencë do të jenë edhe eurokomisarët për Mesdheun, Dubravka Shuica, për mjedis jetësor, rezistencë të ujërave dhe ekonomi konkurruese qarkulluese Jesika Rosvall, për transport të qëndrueshëm dhe turizëm, Apostoll Xixikostas dhe për peshkim dhe oqeane Kosta Kadis.
Sipas paralajmërimit, Fon der Lajen sot paradite do të ketë fjalim në takimin e parë plenar të Konferencës, me çka do të flasë për përpjekjet e Komisionit Evropian për avancimin e mbrojtjes globale të oqeaneve.
Pasdite, Fon der Lajen do të marrë pjesë në promovimin e mjetit digjital Binjaku Digjital i Oqeanit Evropian (EDTO), e dedikuar për përmirësim të mirëkuptimit për të kaluarën dhe të tashmen e oqeaneve, si dhe për sigurimin e parashikimeve të besueshme për të ardhmen e tyre.
Më vonë gjatë ditës, Fon der Lajen, kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe komisari evropian Kadis do të prezantojnë Paktin Evropian të Oqeaneve. Bëhet fjalë për strategji koherente për të mbrojtur më mirë oqeanet, për të promovuar një ekonomi blu të lulëzuar dhe për të mbështetur mirëqenien e njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare. Pakti bashkon politikat e BE-së për oqeanet në një kuadër të vetëm referimi, duke adresuar kërcënimet e rëndësishme me të cilat përballen oqeanet dhe bashkësitë bregdetare.
Në prag të forumit të sotëm, Fon der Lajen mbrëmë mori pjesë në darkën që për liderët pjesëmarrës të Konferencës e organizoi presidenti francez, Emanuel Makron. fc/
Foto: KB