• e hënë, 06 janar 2025

Fon der Lajen ka anuluar udhëtimet e planifikuara për dy javët e ardhshme për shkak të pneumonisë

Fon der Lajen ka anuluar udhëtimet e planifikuara për dy javët e ardhshme për shkak të pneumonisë

Bruksel, 3 janar 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula fon der Lajen, ka anuluar të gjitha planet e udhëtimit për dy javët e ardhshme për shkak se u sëmur nga një formë e rëndë e pneumonisë, njoftoi DPA.

"Kryetarja i anuloi takimet e jashtme për javët e para të janarit, tha zëdhënësi i KE-së.

Ndër takimet e anuluara janë një fjalim i planifikuar në Lisbonë dhe një udhëtim në qytetin bregdetar polak Gdanjsk për të shënuar marrjen e presidencës me Këshillin e BE-së të Polonisë.

Vizita do të riplanifikohet për një datë të mëvonshme, tha zëdhënësi, duke shtuar se Fon der Lajen do të kryejë "detyrat e saj zyrtare" nga qyteti qendror gjerman Hanover.

"Nëse gjithçka shkon mirë, kryetarja do të jetë plotësisht e shëruar nga mesi i muajit", saktësoi ai.

Më pas ajo do të kthehet për të punuar në zyrën e saj në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel. 66-vjeçarja Fon der Lajen është në krye të KE-së që nga 1 dhjetori 2019. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR