Fon der Lajen: Finalizimi i marrëveshjes në Sharm el Sheik paraqet kthesë historike
- Evropa mbështet plotësisht planin paqësor të dakorduar nga SHBA, Katari, Egjipti dhe Turqia dhe finalizimi i sotëm i marrëveshjes në Sharm el Sheik që i jep fund luftës do të paraqesë një moment historik, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për t'i dhënë fund luftës në Gazë.
- Post By Fami Bajrami
- 10:32, 13 tetor, 2025
Bruksel, 13 tetor 2025 (MIA) - Evropa mbështet plotësisht planin paqësor të dakorduar nga SHBA, Katari, Egjipti dhe Turqia dhe finalizimi i sotëm i marrëveshjes në Sharm el Sheik që i jep fund luftës do të paraqesë një moment historik, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për t'i dhënë fund luftës në Gazë.
"Jemi të gatshëm të kontribuojmë në suksesin e saj me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion dhe në veçanti duke ofruar mbështetje për qeverisjen dhe reformën e administratës palestineze. Do të jemi një forcë aktive brenda Grupit të donatorëve palestinez dhe do të ofrojmë mjete nga BE për rindërtimin e Gazës", tha Fon der Lajeni në një deklaratë për X.
Sipas saj, lirimi i pengjeve izraelite nga Hamasi është një moment gëzimi i madh për familjet e tyre dhe lehtësim për të gjithë botën.
"Kjo do të thotë se mund të kthehet një faqe e re. Mund të fillojë një kapitull i ri", shtoi Fon der Lajeni.
Në pushimoren në Sharm el Sheik pasditen e sotme do të mbahet Samiti paqësor për Gazën dhe të ardhmen e Rajonit të Lindjes së Mesme të kryesuar nga presidentët e Egjiptit dhe SHBA-së, Abdel Fattah el-Sisi dhe Donald Tramp. Në Samitin në të cilin pritet të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë do të nënshkruhet gjithashtu edhe marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Gazë nga ana e Trampit dhe përfaqësuesit e ndërmjetësve të tjerë.
Foto: arkivi i MIA-s