• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen e paralajmëroi kandidaturën e saj për mandat të dytë në krye të KE

Fon der Lajen e paralajmëroi kandidaturën e saj për mandat të dytë në krye të KE

Bruksel, 19 shkurt 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot e paralajmëroi kandidaturën e saj për një mandat të dytë pesëvjeçar në krye të organit ekzekutiv të BE-së.

"Duhet të mbrohemi nga ndarjet e brendshme dhe të jashtme. Jam e sigurt se kemi forcën për ta bërë këtë, dhe kjo është detyra që i kam vënë vetes", deklaroi Fon der Lajen në Berlin para anëtarëve të partisë së saj amë, Unioni kristiano-demokratik gjerman (CDU), duke paralajmëruar kandidaturën e saj.

Nominimi zyrtar i Fon der Lajen duhet të konfirmohet në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), anëtare e së cilës është CDU, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Bukuresh.

Me këtë i jepet fund spekulimeve disamujore për planet e ardhshme të Fon der Lajen, e cila u përmend edhe si kandidate e mundshme për sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s.

Fon der Lajen është favoritja kryesore për këtë funksion, duke pasur parasysh se pritet që EPP-ja e saj të fitojë më së shumti deputetë në zgjedhjet evropiane në qershor, me ç'rast si partia më e madhe në Parlamentin Evropian do ta ketë të drejtën ta nominojë kryetarin e ardhshëm të Komisionit. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR