• e hënë, 08 korrik 2024

Fon der Lajen e përshëndeti hapjen e vendkalimit drejt Gazës si një “hap i parë i rëndësishëm”

Fon der Lajen e përshëndeti hapjen e vendkalimit drejt Gazës si një “hap i parë i rëndësishëm”

Bruksel, 21 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, ka përshëndetur hapjen e pikës kufitare nga Egjipti në Gaza, për kamionë me ndihma humanitare për enklavën palestineze dhe deklaroi se ky do të jetë “hapi i parë i rëndësishëm që do të lehtësojë vuajtjet e njerëzve të pafajshëm”.

“Përshëndes hapjen e vendkalimit kufitar Rafa në Gaza për ndihmë humanitare. Ky është një hap i parë i rëndësishëm që do të lehtësojë vuajtjet e njerëzve të pafajshëm. Falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë”, shkroi Fon der Lajen në platformën X.

Kamionët me ndihma humanitare që prisnin me ditë në vendkalimin egjiptian drejt Gazës filluan sot të hyjnë në atë territor, në ditën e 15-të të luftës midis Izraelit dhe palestinezëve apo Hamasit që është në pushtet atje.

Foto: arkivi i MIA-s  


 

QËNDRONI TË LIDHUR