• e premte, 05 dhjetor 2025

Fon der Lajen: E ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor është në Unionin tonë

Fon der Lajen: E ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor është në Unionin tonë

Strasburg, 10 shtator 2025 (MIA) - Një BE më e madhe dhe më e fuqishme është garanci e sigurisë për të gjithë ne dhe për këtë arsye e ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor është në Unionin tonë, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin e saj vjetor para eurodeputetëve të njohur si "Gjendja e Bashkimit Evropian".

"Për të mundësuar bashkimin e ardhshëm të Evropës, ne po i afrojmë shtetet e ardhshme anëtare me Unionin tonë. Po investojmë. Po mbështesim reformat. Po integrohemi në Tregun e përbashkët. Duhet të vazhdojmë ritmin e këtij procesi të bazuar në meritë. Sepse vetëm një Evropë e bashkuar mund të jetë një Evropë e pavarur", ka thënë Fon der Lajeni.

Kur flasim për pavarësi, sipas saj, flasim për zgjedhjen e fatit, diçka për të cilën Ukraina po lufton dhe atë që të gjithë evropianët e meritojnë.

"Evropa është një ide. Ide e lirisë dhe forcës së përbashkët. Kjo ishte ideja që udhëhoqi gjeneratën pas vitit 1989 kur Lindja dhe Perëndimi u bashkuan. Dhe tani ajo (ide) është po aq e fuqishme, sa ishte atëherë", theksoi Fon der Lajen.

Foto: EBS

 

QËNDRONI TË LIDHUR