• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Duam që Ballkani Perëndimor dhe Ukraina të hyjnë në BE, nuk mund të ketë më zona gri në Evropë

Fon der Lajen: Duam që Ballkani Perëndimor dhe Ukraina të hyjnë në BE, nuk mund të ketë më zona gri në Evropë

Mynih, 17 shkurt 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot deklaroi se Bashkimi Evropian dëshiron që Ballkani Perëndimor dhe Ukraina "të hyjnë në familjen evropiane, sepse i përkasin familjes evropiane".

"Evropa është ndërtuar mbi vlerat demokratike dhe përfaqëson një projekt paqësor që është unik në botë". Dhe kjo është ajo ndaj të cilave synojnë Putini dhe autokratët e tjerë. Dhe këtu njerëzit e kuptojnë se kjo do të ndikojë në jetën e tyre", tha Fon der Lajen në panelin në Konferencën e sigurisë në Mynih.

Sipas saj procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropin, i cili aktualisht ekziston, është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe më " nuk mund të ketë zona gri" në Evropë. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR