• e mërkurë, 18 qershor 2025

Fon der Lajen: Do ta vizitoj Shtëpinë e Bardhë kur të kemi pako të marrëveshjes tregtare

Fon der Lajen: Do ta vizitoj Shtëpinë e Bardhë kur të kemi pako të marrëveshjes tregtare

Bruksel, 9 maj 2025 (MIA) - Do të shkoj në Shtëpinë e Bardhë kur të kemi pako me zgjidhje për çështjet tregtare me të cilën do të dakordohemi me presidentin amerikan, Donald Tramp, deklaroi sot kryetarja e Komisionit evropian.

"Për mua është me rëndësi nëse shkoj në Shtëpinë e Bardhë, të kem pako dhe dëshiroj të kem zgjidhje për të cilën do të dakordohemi që të dy, kjo është çështja për të cilën punojmë për momentin në kuadër të bisedimeve me SHBA-në", tha Fon der Lajen në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman, Fridrih Merc në Bruksel.

Ajo shtoi se nuk do të dëshironte të hyjë në hollësi për rrjedhën e negociatave, duke cekur se në bisedime nuk është dakorduar asgjë, përderisa nuk arrihet marrëveshje për tërë pakon.

Fon der Lajen theksoi se në atë drejtim BE-ja propozoi model të doganave "zero për zero" nga të dy anët e Atlantikut.

"Ne jemi të gatshëm t'i heqim doganat për mallrat industriale dhe siç e dini, punojmë intensivisht për marrëveshje për zgjidhje të çështjes së doganave. Zgjidhje e cila është e balancuar, e drejtë, neutrale dhe e dobishme për të dyja anët e Atlantikut. Por, nëse negociatat nuk kanë sukses, ne do të veprojmë dhe prandaj për momentin konsultohemi për listën e mundshme të masave reciproke. me fjalë të tjera, të gjitha instrumentet dhe opsionet tona mbeten në tryezë", shtoi Fon der Lajen.

Merc, nga ana e tij, theksoi se i mbështetë negociatat që po zhvillohen me SHBA-në, duke cekur se në interes të të dyja palëve është të gjindet zgjidhje. Ai theksoi se Uashingtoni nuk mund t'i zgjedhë vendet anëtare të BE-së njëra pas tjetrës dhe me to të negociojnë për marrëveshje tregtare, sepse tregtia është në kompetenca të plota të Komisionit evropian dhe partnerëve të tyre tregtarë është BE-ja në tërësi.

Sipas Mercit, projekti qendror i BE-së për vitet e ardhshme duhet të jetë prëforcimi i konkurrencës së industrive evropiane, për çka nevojitet pakësimi i burokracisë dhe thjeshtimi i rregullativave të Unionit.

"Na nevojitet modernizim fundamental dhe kushte më të mira kornizë në Bashkimin Evropian", tha Merc. ab/

Fotо: ЕBS

QËNDRONI TË LIDHUR