Fon der Lajen arriti në Indi për të përforcuar lidhjet midis BE-së dhe Indisë
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot arriti për vizitë në Indi, me qëllim përforcimin e lidhjeve midis BE-së dhe vendit me popullsinë më të madhe në botë.
- Post By Fami Bajrami
- 17:56, 27 shkurt, 2025

Nju Delhi, 27 shkurt 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot arriti për vizitë në Indi, me qëllim përforcimin e lidhjeve midis BE-së dhe vendit me popullsinë më të madhe në botë.
Gjatë kësaj vizite, Fon der Lajen, e shoqëruar nga shumica e 26 komisionerëve evropianë, pritet të zhvillojë nesër bisedime me kryeministrin, Narendra Modi.
"Në këtë periudhë konflikti dhe konkurrence gjeostrategjike, duhet të mbështeteni te miqtë tuaj të besuar. Për Evropën, India është një nga ata miq, si dhe një aleat strategjik. Do të flas me Narendra Modi për thellimin e partneritetit tonë strategjik", theksoi ajo në 'X' pas arritjes së saj në Delhi.
Vizita e saj vjen në kohë kur presidenti i ri i SHBA-së Donald Tramp ka tensionuar dukshëm marrëdhëniet transatlantike, njofton AFP. Prej se kur erdhi në pushtet muajin e kaluar, ai iu kërcënua BE-së me tarifa të reja, ka kritikuar rregulloret evropiane për gjigantët e teknologjisë dhe ka filluar bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë për luftën në Ukrainë. rq/bsh/
Foto: EPA