• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fomin: NATO-ja planifikon të dërgojë ushtarë në Ukrainë

Fomin: NATO-ja planifikon të dërgojë ushtarë në Ukrainë

Pekin, 13 shtator 2024 (MIA) - Për ta detyruar Rusinë të negociojë sipas modelit të Kievit, NATO-ja planifikon të dërgojë ushtarë në Ukrainë, deklaroi sot zëvendësministri i Mbrojtjes të Federatës Ruse, Aleksandar Fomin.

Duke folur në forumin treditor të sigurisë "Ksianshan" që mbahet në Pekin, Fomin tha se Kievit i sigurohet ndihmë ushtarake gjithëpërfshirëse dhe mbështetje për sulme në territorin rus, me qëllim që të sigurohen kushte për detyrim të dhunshëm të Moskës të negociojë sipas formulave ukrainase.

Ai, gjithashtu, tha se nga arsyeja e njejtë NATO-ja bën plane të dërgojë ushtarë në Ukrainë dhe se kjo është "një lojë e rrezikshme që mund të çojë në një konflikt direkt ushtarak ndërmjet forcave bërthamore", transmetojnë mediat ruse.

 Zëvendësministri rus i Mbrojtes shtoi se në këtë kontekst "SHBA në mënyrë aktive punon në ndryshimin e doktrinës së saj bërthamore", në të cilën, siç konsideron Moska, "pragu i përdorimit të armëve bërthamore dukshëm mund të ulet". sa/

foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR