"Foks njuz": Janë shlyer 100 dosje të koduara të ndërlidhura me pushtimin e Kapitolit
- Komiteti i Dhomës përfaqësuese që e heton sulmin e ithtarëve të Donald Trampit në Kapitol ka shlyer më shumë se 100 dosje të koduara nga hetimi vetëm disa ditë para se republikanët ta ndërmerrin shumicën e Dhomës së përfaqësuesve, mëson "Foks njuz".
- Post By Melahat Baftija
- 10:54, 23 janar, 2024
Uashington, 23 janar 2024 (MIA) - Komiteti i Dhomës përfaqësuese që e heton sulmin e ithtarëve të Donald Trampit në Kapitol ka shlyer më shumë se 100 dosje të koduara nga hetimi vetëm disa ditë para se republikanët ta ndërmerrin shumicën e Dhomës së përfaqësuesve, mëson "Foks njuz".
Me ardhjen e republikanëve, hetimi për ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021, si dhe për lëshimet e sigurisë dhe "veprimet" e ish-Komitetit demokratik, e ka ndërmarrë një komision në krye me Beri Ludermilk, republikan nga Gjeorgjia.
Sipas rregullave, ish-komiteti, me të cilin ka kryesuar demokrati Beni Tompson, është dashur t'ia dorëzojë gjithë dokumentacionin panelit të ri.
Burime nga "Foks njuz" paralajmëruan se Tompson i ka thënë Ludermilkut se do të marrë katër terebajt të dhëna të arkivuara, por komiteti i ri ka marrë vetëm rreth dy terabajt të dhëna.
Mediat amerikane transmetojnë e Ludermilk tani ka angazhuar një ekip për forenzikën digjitale që të vërtetojë se cilat informacione nuk u janë dhënë.
Ekipi i mjekësisë ligjore përcaktoi se 117 dosje ishin fshirë dhe koduar, sipas burimeve të njohura me hetimin e tyre. Burimet thonë se ato datoteka u fshinë më 1 janar të vitit 2023 - vetëm disa ditë para se ekipi i Tompson duhej t'i dorëzonte të dhënat bordit të ri.
Gjithashtu "Foks njuz" raporton se ekipi i mjekësisë ligjore ka rikuperuar të 117 datotekat e fshira dhe të koduara. mb/