Foden edhe pesë vite në Mançester Siti
- Post By Besir Saiti
- 13:36, 15 tetor, 2022

Mançester, 15 tetor 2022 (MIA) – Reprezentuesi anglez 22-vjeçar, Fill Foden, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Mançester Sitin, kumtoi kampioni aktual i Premierligës.
Foden kishte kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024 dhe me vazhdimin e bashkëpunimit u zotua të qëndronte në "Etihad" deri në verën e vitit 2027.
Që nga debutimi i tij për Mançester Sitit në vitin 2017, Foden ka bërë 182 paraqitje dhe ka shënuar 52 gola.
"Është e vështirë të shprehet me fjalë se sa i lumtur jam që kam nënshkruar këtë kontratë. Është një ëndërr e realizuar", ka thënë Foden për faqen e internetit të klubit.