• e premte, 05 korrik 2024

FMN: Takimi Bajden -Si është sinjal i rëndësishëm për bashkëpunimin global

FMN: Takimi Bajden -Si është sinjal i rëndësishëm për bashkëpunimin global

Uashington, 18 nëntor 2023 (MIA) - Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, tha se takimi i kësaj jave mes presidentëve të SHBA-së dhe Kinës, Xho Bajden dhe Si Xhinping, "është sinjal shumë i rëndësishëm se bota duhet të bashkëpunojë më shumë". 

"Kjo i dërgon sinjal pjesës tjetër të botës se duhet të gjejmë mënyra që të punojmë bashkë për ato sfida në të cilat asnjë vend nuk mund të ketë sukses vetë", tha Georgieva në margjinat e samitit për Bashkëpunim Ekonomik Aziatik - Paqësor.

Takimi Bajden - Si është "i rëndësishëm në kohë kur fragmentimi gjeo-ekonomik u thellua me të vërtetë me pasoja negative për pikëpamjet për përshpejtim të rritjes", tha Georgieva. 

Bajden dhe Si të mërkurën u morën vesh që ta mbajnë komunikimin e ndërsjellë, por edhe që ta rinovojnë komunikimin mes dy armatave dhe të punojnë bashkë që ta shtypin prodhimin e fentanilit. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR