• e hënë, 23 dhjetor 2024

FMN paralajmëron se zgjerimi i luftës në Gazë do ta rrisë dëmin ekonomik

FMN paralajmëron se zgjerimi i luftës në Gazë do ta rrisë dëmin ekonomik

Dubai, 11 shkurt 2024 (MIA) - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva paralajmëroi se çdo zgjerim i luftës në Gazë do ta rrisë dëmin ekonomik të shkaktuar nga konflikti.

Në fjalimin në Samitin e qeverive botërore në Dubai, drejtoresha ekzekutive e FMN-së, tha se ndikimi i luftës ndihet në turizmin e ulur në vendet e Lindjes së Afërt, si dhe me rritjen e shpenzimeve për transport dhe uljen e transportit në Detin e Kuq. 

Georgieva, megjithatë, tha se është optimiste për pikëpamjet ekonomike gjithpërfshirëse edhe krahas pasigurive sepse ekonomia globale deri më tani ishte treguar rezistente. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR