• e hënë, 23 dhjetor 2024

FMN për pasojat nga konflikti në Gazë: Situata është shumë e paqartë

FMN për pasojat nga konflikti në Gazë: Situata është shumë e paqartë

Uashington, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Konflikti në Gazë mund t'i dëmtojë ekonomitë e vendeve fqinje, paralajmëroi Fondi monetar ndërkombëtar (FMN), duke i cekur çrregullimet e mundshme në turizmin dhe tregtinë rajonale.

"Turizmi në vendet fqinje mund të ulet, ndërkaq ekziston edhe mundësi për çmime më të larta të naftës dhe gazit", deklaroi sot në Uashington Xhuli Kozak, shefe për komunikim e FMN-së.

Ajo thotë se janë të mundshme edhe çregullime në tregjet financiare dhe rrugët tregtare rajonale, që do të rerzultonte me shpenzime më të larta tregtare. Nga perspektiva globale, pasojat ekonpmike tani për tani janë relativisht të kufizuara, por situata është "shumë e paqartë".

"Më rëndë do të goditen ekonomitë e Izraelit, Bregu perëndimor palestinez dhe Rripi i Gazës, por shtrirja finale e pasojave negative do të varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i konfliktit", theksoi Kozak. Ajo theksoi se FMN është "e shokuar dhe e pikëlluar për shkak të situatës humanitare dhe humbjes së jetëve njerëzore në konflikt". ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR