• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

FMN nuk parashikon recesion këtë vit pavarësisht tarifave të Trampit

FMN nuk parashikon recesion këtë vit pavarësisht tarifave të Trampit

Uashington, 17 prill 2025 (MIA) - Masat tarifore të presidentit amerikan Donald Tramp do të ndikojnë në ekonominë globale dhe do të shkaktojnë ngadalësim të madh të rritjes ekonomike këtë vit, por pa kalim në recesion, tha sot Kristalina Georgieva, drejtoreshë ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Pavarësisht nga pasiguria e shkaktuar nga politika tregtare, "projeksionet tona të rritjes janë ulur ndjeshëm, por nuk tregojnë për një recesion," tha Georgieva në fjalimin e saj tradicional përpara takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Takimet fillojnë javën e ardhshme, kur institucionet financiare ndërkombëtare do të prezantojnë parashikimet e tyre të përditësuara për ekonominë botërore.

Trampi vendosi tarifa prej të paktën 10 për qind për të gjitha mallrat që hyjnë në SHBA duke filluar nga 5 prilli dhe deri në 145 për qind për mallrat kineze, përveç tarifave ekzistuese të vendosura përpara se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR