FMN: Në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut ka viktima të mëdha në njerëz dhe infrastrukturë në Liban
- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dje kumtoi se e ndjek përshkallëzimin e ndikimit të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut ndaj Libanit, i cili pëson shpenzime të mëdha në njerëz dhe infrastrukturë, por ende është herët të vlerësohet ndikimi ekonomik.
- Post By Sara Ademi
- 07:50, 26 shtator, 2024

Uashington, 26 shtator 2024 (MIA) - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dje kumtoi se e ndjek përshkallëzimin e ndikimit të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut ndaj Libanit, i cili pëson shpenzime të mëdha në njerëz dhe infrastrukturë, por ende është herët të vlerësohet ndikimi ekonomik.
"Me brengë serioze e ndjekim përshkallëzimin e konfliktit në atë rajon", tha zëdhënësi i FMN-së.
"Konflikti i tanishëm shkakton viktima në njerëz, e dëmton infrastrukturën fizike në Libanin jugor dhe e përkeqëson edhe ashtu situatën e brishtë makroekonomike dhe shoqërore në Liban", shtoi ai. sa/