FMN: Lufta në Gazë dhe bllokada e Kanalit të Suezit janë kërcënim për ekonominë botërore
- Drejtoresha e Fondit monetar ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, sot paralajmëroi se ekonomia botërore është rrezikuar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe sulmet e kryengritësve huthë ndaj anijeve në afërsi të Jemenit.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:26, 12 shkurt, 2024
Dubai, 12 shkurt 2024 (MIA) - Drejtoresha e Fondit monetar ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, sot paralajmëroi se ekonomia botërore është rrezikuar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe sulmet e kryengritësve huthë ndaj anijeve në afërsi të Jemenit.
Sipas drejtoreshës së FMN-së, lufta në Rripin e Gazës e ka dëmtuar ekonominë e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore.
"Frika ime më e madhe është kohëzgjatja e atij konflikti, sepse nëse vazhdon, ekziston rreziku nga gjakderdhja akoma më e madhe", tha ajo në samitin në Dubai.
Konferenca e KB-së për tregti dhe zhvillim (Unktad) në fund të janarit paralajmëroi se vëllimi i komunikacionit ngarkues nëpër Kanalin e Suezit është pakësuar për mbi 40 për qind në dy muajt e kaluar.
"Nëse zgjerohen armiqësitë, kjo "mund të jetë problematike për tërë botën", tha Georgieva. ab/
foto: МIА arkivi