• e martë, 24 dhjetor 2024

Fluturim i pasuksesshëm i 3-D raketës së printuar në botë

Fluturim i pasuksesshëm i 3-D raketës së printuar në botë

Kejp Kanaveral, 23 mars 2023 (MIA) - "Teran 1", 3-D raketa e parë e printuar në botë, ka fluturuar herët këtë mëngjes nga Kozmosi në Kejp Kanaveral, Florida, SHBA, por nuk ka arritur deri te Orbita e Tokës.

Prodhues është kompania e re private "Relativiti spejs" me seli në Kaliforni. Raketa në dy pjesë, e lartë 33.5 metra dhe e gjerë 2.3 metra "është 3-D objekti i printuar më i madh që ekziston, që është përpjekur të fluturojë në orbitë", thuhet në komunikatë.

Janë printuar 85 për qind e masës së raketës, duke përfshirë edhe motorët. Hapi i ardhshëm është rritja e kësaj pjese në 95 për qind.

Në fluturimin e parë, raketa është dashur të arrijë në orbitë pas tetë minutave. Nëse do të kishte sukses firma kaliforniane do të ishte kompania e parë kozmike private që e ka bërë këtë gjatë lansimit të parë. mb/ 

QËNDRONI TË LIDHUR