Flotilja për ndihmë në Gazë thotë se ushtria izraelite ilegalisht është ngjitur në anijen e saj
- Flotilja "Global Sumud" kumtoi se personeli ushtarak izraelit ilegalisht është ngjitur në anijen e saj, "Spekter".
- Post By Ramize Qamili
- 08:11, 2 tetor, 2025
Tel Aviv, 2 tetor 2025 (MIA) - Flotilja "Global Sumud" kumtoi se personeli ushtarak izraelit ilegalisht është ngjitur në anijen e saj, "Spekter".
Gjendja e ekuipazhit dhe udhëtarëve të "Spekter" mbetet e paqartë, publikuan aktivistët në mediat sociale.
Flota e cila po përpiqet të ofrojë ndihmë humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës, kumtoi se forcat detare izraelite po "sulmonin në mënyrë aktive" anijet e saj.
"Anija "Florida" qëllimisht u përplas në ujë. Anijet "Julara", "Meteke" dhe të tjera u qëlluan me topa uji", shkroi flota "Global Sumud" në aplikacionin Telegram.
Të gjithë udhëtarët e anijes mbetën të pa lënduar, kumtoi botimi.
Flotilja për ndihmë në Gazë kumtoi se dhjetëra anije të saj ende po "lundronin me energji" drejt territorit palestinez pavarësisht se u kapën nga forcat detare izraelite.
"Global Sumud" potencoi se shumica e anijeve të saj vazhduan udhëtimin e tyre drejt bregdetit të Rripit të Gazës në orët e para të mëngjesit të sotëm, pavarësisht ndërprerjeve.
"30 anije ende po lundrojnë me energji drejt Gazës, në vetëm 46 milje detare larg dhe pavarësisht agresioneve të vazhdueshme të marinës pushtuese izraelite", kumtoi flota.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, publikoi se anijet me ndihmë humanitare për në Gazë janë ndaluar, ndërsa aktivistja suedeze për mbrojtjen e mjedisit jetësor Greta Tunberg dhe "miqtë e saj" ishin dërguar "të padëmtuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore" në portin izraelit. rq/
Foto: printskrin
">