Flotilja ndërkombëtare për në Gaza niset nga Greqia pavarësisht paralajmërimeve të Izraelit
- Flotilja ndërkombëtare që dërgon ndihmë humanitare për Gazën duhet t'i braktisë ujërat grekë dhe të niset drejt enklavës palestineze sot, pavarësisht paralajmërimeve të Izraelit se do t'i shfrytëzojë të gjitha mjetet për ta bllokuar qasjen e anijeve në Gazën e shkatërruar nga lufta.
- Post By Sara Ademi
- 12:34, 26 shtator, 2025
Athinë, 26 shtator 2025 (MIA) - Flotilja ndërkombëtare që dërgon ndihmë humanitare për Gazën duhet t'i braktisë ujërat grekë dhe të niset drejt enklavës palestineze sot, pavarësisht paralajmërimeve të Izraelit se do t'i shfrytëzojë të gjitha mjetet për ta bllokuar qasjen e anijeve në Gazën e shkatërruar nga lufta.
Flotilja "Global Sumud" përbëhet nga rreth 50 anije civile, ndërsa organizatorët e saj thonë se qëllimi është të dorëzohet ndihmë humanitare, por edhe të "dërgohet mesazh solidariteti dhe shpres për popullin palestinez".
Izraeli njoftoi se flotilja nuk do të kalojë dhe akuzoi organizatorët se mbështesin lëvizjen militante palestineze Hamas.
Greqia garanton kalim të sigurt të flotiljes në ujërat e saj territorial, ndërsa Italia dhe Spanja dërgojnë anije për t'i mbrojtur qytetarët e saj.
Italia propozoi kompromis me të cilin ndihma do të dërgohej në Qipro, ndërsa pastaj të shpërndahet në Gaza përmes patriarkut latin të kishës katolike në Jerusalem, të cilën flotilja e hodhi poshtë.
Flotilja përballet me rrezik nga probleme mekanike dhe përleshje të mundshme, ndërsa Ministria italiane e punëve të jashtme paralajmëroi anëtarët e flotiljes se vazhdojnë misionin në rrezik të tyre.
Organizatorët thonë se duan të dërgojnë "mesazh të fortë se bota është me Palestinën". sa/
foto: EPA arkivi