Flotilja me ndihmë për Gazën është nisur nga Barcelona - në të ndodhen Tunberg dhe Kaningem
- Flotilja prej dhjetëra anijeve të ngarkuara me ndihmë humanitare për Gazën mbrëmë lundroi nga porti në Barcelonë, pasi që u përmirësuan kushtet e motit.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:01, 2 shtator, 2025
Barcelonë, 2 shtator 2025 (MIA) - Flotilja prej dhjetëra anijeve të ngarkuara me ndihmë humanitare për Gazën mbrëmë lundroi nga porti në Barcelonë, pasi që u përmirësuan kushtet e motit.
"Flotilja Global Sumud" duhej të kthehej në Barcelonë për shkak të kushteve jo të mira të motit pasi që u nis nga Barcelona drejt Gazës më 31 gusht 2025, në përpjekje humanitare për mbështetje të popullit palestinez. Nisma përfshin grupe nga 44 vende me 20 anije.
Disa nga anijet e Misionit global të flotiljes "Sumud" i aktivizuan sirenat derisa u nisën nga porti. "Palestina e lirë, e lirë", brohoritnin aktivistë të tubuar në port.
Në mesin e pjesëmarrësve në këtë aksion propalestinez ndodhen aktivistja klimatike Greta Turnberg dhe aktori Liam Kaningem.
Flotilja ka për qëllim ta thyejë bllokadën detare izraelite dhe të dërgojë ushqim dhe materiale të domosdoshme humanitare në enklavën e cila është shkatërruar nga lufta pothuajse dyvjeçare.
Izraeli pohon se bllokada, e vendosur në vitin 2007, është e domosdoshme për t'u parandaluar kontrabanda me armë ndaj grupit militant palestinez Hamas.
Tentimet për të thyer bllokadën - duke e përfshirë edhe atë të qershorit të këtij viti, në të cilin gjithashtu mori pjesë Tunberg - autoritetet në Tel Aviv i përshkruajnë si "truqe porpagandistike" në shenjë mbështetjeje për Hamasin. ab/