• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Florida do të ekzekutojë sot "ninxha vrasësin"

Florida do të ekzekutojë sot

Tallahasi, 12 prill 2023 (MIA) - Leonard Bernard Gaskin, i njohur si “ninxha vrasësi”, do të ekzekutohet sot në Florida, me vendim të guvernatorit republikan Ron De Santis.

Do të jetë ekzekutimi i njëqindtë në atë shtet amerikan që nga rivendosja e dënimit me vdekje atje në vitin 1976, por edhe ekzekutimi i dytë në vetëm gjashtë javë, me ekzekutimin e radhës që pritet pas tre javësh.

Në mandatin e tij të mëparshëm katërvjeçar si guvernator, De Santis ekzekutoi vetëm dy burra, të dy në vitin 2019.

"Ninxha vrasësi" është planifikuar të ekzekutohet me injeksion të kimikatit vdekjeprurës në orën 18:00 me orën lokale. Në dhjetor 1989, ai vrau një çift të moshës së mesme në shtëpinë e tyre në Florida.

Gaskin u quajt "ninxha vrasës" sepse ishte veshur si "ninxha" kur qëlloi viktimat e tij. Ai u dënua për vrasje me paramendim, ndërsa nga shtëpia e të vrarit vodhi një orë, dy llamba dhe një videoregjistrues, të cilën e kishte menduar si dhuratë për Krishtlindje për të dashurën e tij.

Gaskin, të njëjtën mbrëmje, kreu një tjetër vjedhje, grabitje dhe tentativë vrasjeje.

Ai i pranoi shpejt krimet, tha se ndihej fajtor dhe nuk ishte i çmendur, por se në atë kohë "djalli kishte më shumë pushtet mbi të sesa Zoti". ls/

Foto: Gjykata supreme e Floridas

 

QËNDRONI TË LIDHUR